Rreth nesh
Shtëpia jonë e dijes
Amazona Center është qendër studimi dhe kursesh në Tiranë, pranë shkollës “Drita Pelinku”.


Kush jemi
Mirëpresim fëmijë nga parashkollori deri në klasën e pestë dhe ofrojmë kurse të gjuhëve të huaja për grupmosha të ndryshme.
Pas shkolle, fëmijët gjejnë te ne një vend ku kryejnë detyrat, hanë drekë, mësojnë gjëra të reja dhe argëtohen me shokët.
Misioni ynë
T’u heqim fëmijëve dhe prindërve çdo shqetësim dhe t’i inkurajojmë fëmijët në çdo hap që hedhin drejt rrugës së dijes.
Ambientet tona
Pritja e qendrës sonë në Rrugën Shefqet Musaraj, Kati II.


Çfarë na udhëheq
Dije
Përforcojmë njohuritë shkollore dhe kryejmë detyrat çdo ditë.
Kujdes
Mësuese me përvojë, gatime shtëpie dhe shoqërim nga shkolla në qendër.
Argëtim
Art, lojëra dhe festa në ambiente çlodhëse.
KUJDES
Pse prindërit zgjedhin Amazona Center
Mësuese me përvojë
Mësuese me përvojë të gjatë në arsim.
Gatime shtëpie
Drekë dhe snack të përgatitura si në shtëpi.
Shoqërim nga shkolla
Fëmijët shoqërohen nga shkolla në qendër.
Ambiente çlodhëse
Ambiente të përshtatshme për mësim dhe argëtim.
Rezervoni një vend për fëmijën tuaj
Jeni të mirëpritur të gjithë ju prindër që kërkoni më të mirën për fëmijët tuaj. Na shkruani ose na telefononi.




