Shërbimet
Gjithçka që i duhet fëmijës pas shkolle
Mësim, ushqim, aktivitete dhe kujdes për fëmijë nga parashkollori deri në klasën e pestë.


01
Studim pas shkolle
Fëmijët kryejnë detyrat e ditës dhe përforcojnë njohuritë shkollore me ndihmën e mësueseve me përvojë të gjatë në arsim.
02
Program i specializuar
Çdo fëmijë mëson ndryshe. Programi përshtatet sipas nevojave të fëmijës.


03
Kurse të gjuhëve të huaja
Kurse të gjuhëve të huaja për grupmosha të ndryshme. Na kontaktoni për gjuhët dhe grupet e hapura.
04
Art dhe aktivitete argëtuese
Art-aktivitete, gatim së bashku dhe festa si Halloween, Dita e Flamurit dhe Viti i Ri.


05
Drekë dhe snack
Gatime shtëpie: fëmijët hanë drekë dhe snack çdo ditë në qendër.
06
Shoqërim Shkollë–Qendër
I marrim fëmijët nga shkolla dhe i shoqërojmë deri në qendër.

Një ditë te Amazona
1
Nga shkolla në qendër
Fëmijët shoqërohen nga shkolla deri te ne.
2
Dreka
Gatime shtëpie dhe pak pushim.
3
Detyrat dhe studimi
Detyrat kryhen me ndihmën e mësueseve.
4
Aktivitete
Art, lojëra dhe kohë me shokët.
?
Pyetje të shpeshta
Përgjigje të shkurtra për gjërat që prindërit na pyesin më shpesh.
Për cilat mosha është qendra?
Për fëmijë nga parashkollori deri në klasën e pestë. Kurset e gjuhëve të huaja janë për grupmosha të ndryshme.
A hanë fëmijët në qendër?
Po. Çdo ditë ofrojmë drekë dhe snack, gatime shtëpie.
A i merrni fëmijët nga shkolla?
Po. I shoqërojmë fëmijët nga shkolla deri në qendër.
Çfarë bëjnë fëmijët pas detyrave?
Art-aktivitete argëtuese, lojëra dhe festa së bashku në ambiente çlodhëse.
Ku ndodheni?
Rruga Shefqet Musaraj, pranë Shkollës “Drita Pelinku”, përballë Conad, Kati II, Tiranë.
Si ta regjistroj fëmijën?
Na telefononi në 068 289 0929 ose plotësoni formularin te faqja Kontakt.
Rezervoni një vend për fëmijën tuaj
Jeni të mirëpritur të gjithë ju prindër që kërkoni më të mirën për fëmijët tuaj. Na shkruani ose na telefononi.
